Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ardhja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se mesazhet që ai i dha gjatë vizitës që i bëri Kosovës, janë shumë të qarta. Thaçi tha se prezenca e tij në vend e rikonfirmoi përkrahjen e shtetit amerikan për kosovarët.

“Vizita e Sekretarit Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën. Mesazhet ishin të qarta: Përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë. Kerry vlerësoi lidershipin e Kosovës dhe guximin e shtetit tonë që të përballet me sfida dhe të shënojë sukses në ndërtimin e shtetit. Interaksioni aktiv me SHBA do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë, dhe nga ky bashkëpunim vetëm lajme të mira do të vijnë”, shkroi Thaçi në Facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: