PRISHTINE- Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar faktin që dështoi të bindte Listën Serbe për votë pro shndërrimit të Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Thaçi për dy mandate si kryeministër ka qeverisur bashkë me komunitetin serb dhe komunitetet tjera, ndërsa gjysmë mandati bashkëpunim i atribuohet edhe me Listën Serbe, ndaj së cilës ka adresuar akuza të shumta se po punon me direktiva të Beogradit. Lista Serbe është si produkt i dialogut Kosovë-Serbi, të instaluar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi. Por tani Thaçi ka thënë se nuk njeh lider të Kosovës që do të mundë ta bindë Listën Serbe për ta përkrahur themelimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, vetëm bashkësia ndërkombëtare për pak kohë do ta bindte Listën Serbe.

Këto komente presidenti i ka bërë gjatë tryezës me temën “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara”, organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, ku folësi kryesor ishte Thaçi. Ai ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për pasivitet dhe mosangazhim të duhur për t’i bindur deputetët serbë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: