Pas fjalës së tij, në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, presidenti Hashim Thaçi është pyetur për raportet me vendet e rajonit, në veçanti me Shqipërinë.

Ai ka thënë se raportet Kosovë-Shqipëri, janë të shkëlqyeshme dhe për këtë duhet të gëzohen të gjithë.
“Nuk kemi aspirata për ndryshim kufijsh me Shqipërinë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka deklaruar se aspiratat e Kosovës janë euroatlantike dhe për këtë angazhohen të gjitha partitë në vend. Thaçi ka deklaruar se anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO është i domosdoshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb