PRISHTINE- Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, pretendon se i di emrat e personave përgjegjës për arrestimin dhe ekstradimin në Turqi të gjashtë shtetasve turq, që punonin në Kosovë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Zeka bëri përgjegjës kryesor presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror dhe institucionalë.

Postimi deputetit Zeka:
“Vetem keta gjashte persona e kane ditur per debimin e 6 intelektualeve turqe ne Kosove
1. Hashim Thaçi, president, organizatori kryesor i ketij akcioni.
2. Behgjet Pacolli, miratuesi dhe ndihmesi kryesor i Thaçit.
3. Abelard Tahiri, Minister i Drejtesise, vetem zbatues i urdherave te Thaçit.
4. Flamur Sefa, Minister i Puneve te Brendeshme, zbatues i urdherave te Pacollit dhe Thaçit.
5. Shefi i AKI-se, zbatues i urdherave te Thaçit, njeriu i cili duhet te arrestohet, te pergjigjet penalisht, dhe te denohet per jeten e gjashte njerezeve.
6. Shpend Maxhuni, zbatues i urdherave te Thaçit, i cili po ashtu duhet te shkarkohet, arrestohet dhe denohet.
Viktima te Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit jan te kater keta persona, te cilet duhet te deshmojne te verteten, pastaj te shkarkohen presidenti, bashke me Pacollin!
Te dy keta njerez kane kryer nje veper penale, kane shkelur Kushtetuten e vendit, kane shkaterruar imazhin e Kosoves, si dhe kane rrezikuar jeten e diplomateve tane neper bote!” (sic.), ka shkruar Zeka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: