KOSOVE-“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të jetë në epiqendër të dijes dhe mësimit”, theksoi sot kryeministri Thaçi, ndërsa përfaqësues dhe familjarë të organizatave të dala nga lufta, po protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Sipas Thaçit, Kosova nuk do të harrojë sakrificën e veteranëve të UÇK-së.
“Qeveria ka punuar pandërprerë që statusi i familjarëve të Dëshmorëve dhe Veteranëve të jetë i spikatur në shoqërinë tonë, por përkrahë Universitetin dhe drejtuesit e saj në zbatim të përpiktë të marrëveshjeve dhe standardeve të pranimit të studentëve”, tha Thaçi duke shtuar se kjo duhet bërë vetëm për ata që me të vërtetë kanë nevojë dhe meritë dhe se zgjidhjet duhen gjetur konform marrëveshjeve dhe afateve ligjore e jo në rrugë.
Përfaqësuesit e OVL të UÇK-së dhe shumë familjarë të tjerë të këtyre kategorive janë mbledhur para Rektoratit të UP-së për të protestuar siç kanë paralajmëruar me kërkesëm për regjistrimin e rreth një mijë studentëve në UP. Organizatorët e protestës thanë se rektori Ramazan Zejnullahu nuk e përfilli Memorandumin e zbatuar prej 10 vjetësh.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: