Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, vazhdon aktivitetin e vet në Facebook rreth kërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO. Ndërsa fton qytetarë të postojnë fotot më të bukura nga Kosova, Thaçi thotë se autori i fotos më të mirëdo të shpërblehet me një udhëtim në Paris.

Lidhur me këtë Thaçi ka shkruar në profilin e vet në rrjetin social:

“Edhe pak orë na ndajnë nga vota e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s. Fushata jonë pozitive është përshëndetur nga shumë miq të Kosovës. Ndihmoni edhe ju. Postoni foto në Facebook, Twitter, Flicker, të Kosovës sonë të bukur dhe të shenjtë. Autori i fotos më të mirë me hashtag ‪#‎KosovoinUnesco‬ fiton një udhëtim në Paris. Me pozitivitet, pa ofendime, kryeneç të jemi aty ku meritojmë – të barabartë. Bashkangjitu fushatës”, ka shkruar Thaçi.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: