PRISHTINE– Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pasur një takim të rregullt me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Ai ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara kanë qenë, janë dhe do të mbesin gjithmonë të shkëlqyera, speciale.

“Definitivisht Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen – me ndryshime kushtetuese ose me ligj. Unë mbështes angazhimin për ndryshime kushtetuese, por në të njëjtën kohë nuk lejoj që të mbesim peng i disponimit të Beogradit, e as të tre-katër individëve që ta mbajnë pezull apo ta pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, – është shprehur Thaçi.

“Askush nuk mund të vërë veto mbi themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, është vullneti i të gjitha partive politike, i të gjitha institucioneve të Kosovës”, – ka thënë Thaçi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb