SHBA-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po zhvillon një viztë në SHBA, ku është takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Hashim Thaçi ka publikuar në Facebook një foto, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, si dhe me presidentin Trump së bashku me bashkëshorten. Presidenti i Kosovës thotë se SHBA do vazhdojë të përkrahë Kosovën.

“Bashkë me Lumen i takuam presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melania Trump, të cilët i falënderuam për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën. Presidenti Trump na rikonfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin euroatlantik”- ka shkruar Thaçi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: