Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është i bindur se do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, madje një president me konsensusin më të gjerë politik.

Gjatë një interviste për gazetën “Shqip”, Thaçi tha se opozita kosovare po tenton marrjen e pushtetit me dhunë.

“I ftoj liderët e partive humbëse të respektojnë vullnetin e popullit dhe po ashtu afatet kushtetuese dhe ta përmbushin në Parlament detyrën që ata kanë para votuese të tyre dhe para institucioneve shtetërore”, apelon Thaçi, duke paralajmëruar: “Nuk do të lejojmë askënd që me dhunë të përmbysë rendin tonë kushtetues dhe procedurat demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb