Një nder mediat më prestigjioze britanike, “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull dënimit të mundshëm të Skënderbeut nga FIFA për shkak të manipulimit të ndeshjeve. Në shkrim thuhet se ‘askush nuk ka trukuar më parë si Skënderbeu, pasi klubi ka funksionuar si mjet i krimit të organizuar’.

Në artikull thuhet

guardian
“Në Korçë e duan skuadrën e tyre të futbollit dhe kjo është arsyeja pse, më 21 shkurt, mijëra nga banorët e qytetit shqiptar u mblodhën duke kënduar për Skënderbeun. Tubimi zgjatej në të gjithë shëtitoren qendrore, me një letër që binte në sy e hapur mbi shallet dhe parullat e tjera. Mesazhi i saj ishte i qartë: “Mos na e vrisni ëndrrën tonë”.

Çdo gjë që Skënderbeu ka arritur është në prag të diskreditimit nga hetimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohëve mbi manipulimin e ndeshjeve. Një raport i UEFA-s i bërë publik rekomandon që 6-herë kampionët e Shqipërisë, të cilët konkurruan në fazën në grupe të Ligës së Europës në këtë sezon, të përjashtohen nga aktivitetet e saj për një masë të paprecedent prej 10 vitesh. Nëse Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në organizatën që qeveris futbollin e pranon, thuajse një dekade progres do t’i vijë fundi.

UEFA nuk e ka bërë publik raportin, të shkruar nga dy nga inspektorët e saj të etikës dhe dispiplinës, por ai ka qarkulluar lirshmërisht në Shqipëri dhe është lexuar nga “The Guardian”. Ai nxori popullatën e Korçës në rrugë dhe përmbajtjet e tij janë shumë ndëshkuese. Ai arrin në përfundimin se Skënderbeu “ka manipuluar ndeshje futbolli si askush më parë në historinë e këtij sporti”, duke aluduar se klubi ka punuar praktikisht si një mjet për krimin e organizuar dhe hedh dritë mbi detajet që përfshijnë hetimet për trukime të UEFA-s. UEFA as nuk e konfirmoi dhe as nuk e refuzoi vërtetësinë e dokumentit”, shkruhet në artikullin në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb