BERAT- Bashkia e Beratit, në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze gjermane “Global Limits” do të organizojnë për herë të parë në Shqipëri, aktivitetin “The hidden treasure”, një event vrapi 220 km, në terren të vështirë, të paaksesueshëm nga automjetet.

Ky aktivitet do të nisë në qytetin e Beratit në datën 10 shtator 2017, ora 07:30 dhe pas 6 ditësh garim do të përfundojë në qytetin antik të Butrintit (16 shtator).

Është përzgjedhur me shumë kujdes ky itinerar për të promovuar sa më shumë bukuritë natyrore të Shqipërisë, si dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, duke pasur parasysh këtu ndjeshmërinë që kanë pjesëmarrësit e garës për trashëgiminë kulturore të vendeve ku zhvillohet aktiviteti.

Pjesëmarrësit do të jenë 70 vrapues të cilët vijnë nga kontinente të ndryshme. Vendi ku do të nisë gara do jetë sheshi përpara Pallatit të Kulturës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb