Gazeta prestigjioze “The Times”, i ka kushtuar një artikull të veçantë sopranos kosovare, Elbenita Kajtazi ku e ka portretizuar atë si fëmijë lufte që sot po arrin të prek majat e suksesit të saj.

“Ndërsa ushtarët mbanin armë tek koka e saj, shtatëvjeçarja Elbenita Kajtazi këndonte në mendjen e saj. Tani, 20 vite më vonë, zëri i sopranos kosovare ka magjepsur audiencën në Glyndebourne”, kështu e nis shkrimin “The Times”.

”The Times” ka përshkruar fëmijërinë e saj në qytetin e Mitrovicës, qytetit që akoma qëndron i ndarë. Atje ajo po rriste dëshirën e madhe për këndim por që situata në të cilën ndodhej ajo dhe familja, shpesh po i dhuronin pasiguri për të ngritur zërin e saj. Këtë fundjavë, në udhëtimin e saj të parë në Angli, Elbenita Kajtazi arriti të fitoi çmimin e audiencës në Glyndebourne Opera Cup.

“Këndimi për mua është si terapi. Kur arritëm të kthehemi në shtëpi pas luftës, të gjithë ishin shumë të lumtur që ende ishim gjallë, kështu që askush nuk do të fliste për atë që ndodhi”, i ka dhënë sopranoja për “The Times”.

Glyndebourne Opera Cup është një konkurs ndërkombëtar për këngëtarë të operës i cili është projektuar për të nxjerrë në pah artistë të rinj të talentuar nga e gjithë bota, duke u ofruar atyre dhe mundësi për nisjen e një karriere ndërkombëtare në operë, shkruan Atsh.

Sopranoja Elbenita Kajtazi me anë të një postimi në facebook ka ndarë gëzimin e saj duke shkruar se ”sapo e pashë se njëra nga gazetat më të rëndësishme; “THE TIMES” ka shkruar një artikull të tërë për mua, duke qenë një fëmijë lufte që u bë një ndër fituesit e garës ‘Glyndebourne Opera Cup’! Çfarë nderi! Gjithmonë kam dashur që historia ime e më e rëndësishmja historia e vendit tim të njihet në detaje nga të gjithë njerëzit e botës, sepse edhe pse ne kemi vuajtur kaq shumë me luftën që ka përfunduar tash e 19 vite dhe me tërë vrasjet që janë bërë, ata nuk mundën të na i vrasin ëndrrat. Jam më shumë se e lumtur që zëri dhe historia ime po dëgjohen nga e gjithë bota. S’mund të isha më e lumtur!”.
methode2Ftimes2Fprod2Fweb2Fbin2F17d75fe2-3055-11e8-b9ab-50675b2358e0
E lindur në Mitrovicë, Kosovë Elbenita Kajtazi studioi në Akademinë e Muzikës së Mitrovicës dhe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë vitit të saj të parë në universitet ajo ishte ftuar të shfaqej si soliste me Korin e Filarmonisë së Kosovës, përfshirë edhe në Requiemin e Mozartit. Më pas ajo u shfaq me Filarmoninë e Kosovës si Violeta (La traviata), Marlule në Dasma Arbëresh dhe Mimì (La boheme) të Rauf Dhomit.
Në vitin 2015 ajo fitoi çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Këngës Riccardo Zandonai.

Në vitin 2012 ajo fitoi çmimin e parë dhe çmimin special të jurisë në Festivalin e Këngës së Flamurit. Ajo ishte gjithashtu një fitues në konkursin Zandonai të vitit 2013 dhe në Konkursin Muzikor të Kosovës 2008.

Prej disa vitesh sopranoja Elbenita Kajtazi është pjesë e “DeutscheOperBerlin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: