Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Thellohet krisja e Braçes me Ramën, deputeti i PS bojkoton programin e qeverisë

19060179_730957420442455_2857138941178146617_n

Marrëdhëniet mes kryeministrit, Edi Rama dhe deputetit socialist, Erjon Braçe kanë pësuar një krisje të madhe.

Kjo u reflektua jo vetëm me faktin se ai shkoi të shtunën pasdite në Parlament vetëm për votimin e Gramoz Ruçit por dhe për faktin se ai bojkotoi fjalën e kryeministrit, Edi Rama gjatë prezantimit të programit të qeverisë.

Së fundmi Braçe ka tërhequr sërish vëmendjen duke braktisur seancën plenare gjatë debatit maratonë të zhvilluar për programin e ri të kabinetit “Rama 2”, raporton “BalkanWeb”.

Mungesa e tij ra qartësisht në sy për faktin se Braçe edhe si kryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë njihet si një ndër ekspertët më të mirë të fushës në rradhët e mazhorancës, ndaj dhe me të drejtë është cilësuar si “debatuesi i madh ekonomik i PS”. Por pavarësisht kësaj, ai refuzoi të bëhej pjesë e debatit duke preferuar të shkonte në seancë vetëm për të votuar programin.

Shumë pikëpyetje ngre ky bojkot i Braçes ndaj qeverisë “Rama 2”. Bëhet fjalë për një qejfmbetje për faktin se ndryshe nga sa u përfol ai nuk u bë ministër në kabinetin e ri? Apo se programi i qeverisë ka qenë aq i dobët, sa Braçe nuk pati kurajon ta mbronte para Kuvendit? Pikëpyetje në fakt për të cilat vetëm Erjon Braçe mund të përgjigjet me garanci të plotë.

(BalkanWeb)


Komente ( 7 )

  • Rama ja fut ata qe shajne berishen kurse berisha shkermoqja PD detyre nga Rama. Berisha sherbetor irames te shpetoje nga burgu.

  • Cdo ta rrafi Rama te shkretin. Do behet shume qesharak nese thote nfonje llaf kundrra Rames, dhe aty do filloje druri pere kete miun

  • Normal, njerezit e ndershem dhe kritik nuk kane vend ne parti!

  • Ska problem. Fyelli i gjate nuk do njerez te zot por manekine te bizneseve te tija. Do vazhdoni te hani ushqime kancerogjene te fyellit rama dhe plehrave te tij. O fyell i gjate. Pse I ke fshire nga Facebook premtimet e para 4 vjeteve. I kishat here like por nuk i gjeja dot me. Ti je trashy miserably living being.

  • Brace ziu nuk dijte te beheshe vegel simpatike e Shef Edit,ta kaloi Balla dhe Majko!

  • Jan djeg interesat o njerez,.clidhje ka kjo me programin.

    Aty ka bisnesmen si Beqaj qe po cahen duke ber miliona dollar.

    Bracja si komunist dhe shok i vjeter mendon duhet te shperblehet…Bracja mendon

    Puna eshte cfar mendon Rama,..kjo eshte nje gjeagjeze per Bracen.

    Prandaj dhe Bracja po behet interesante.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.