Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i rrjetit social Facebook, ditë e sotme bëri publike planet e tij ambicioze duke kërkuar që realiteti virtual të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë.

“Ne kemi një objektiv, duam 1 miliard njerëz në realitetin virtual”- tha ai.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një aktiviteti të mbajtur nga kompania e tij Oculus ku u prezantua edhe një pajisje e re e cila kushton 200 dollar, Oculus Go.

Kjo pajisje do të asistojë vizionin e Zuckerberg dhe do të jetë e disponueshme në shitje nga viti i ardhshëm.

“E ardhmja ndërtohet nga ata që besojnë se mund ta bëjnë më të mirë,” tha Zuckerberg gjatë fjalës së tij hapëse.

Ai tha se kompanisë i duhet të gjejë pikat e forta të realitetit virtual dhe këtë pritet të përmbushë Oculus Go, njofton ‘CIO Albanian’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: