Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, ka shpalosur propozimin e saj të guximshëm për prerjen e lidhjeve me Brukselin dhe paralajmëroi se nëse BE-ja nuk bashkëpunon ajo mund të “shkatërrohet në copëza të vogla”.

Në një fjalim historik të saj që do të përcaktojë Mbretërinë e Bashkuar për brezat e ardhshëm, kryeministrja u zotua se ta nxjerrë vendin nga tregu i vetëm evropian.

Ajo insistoi se kontrolli i emigrantëve masivë ishte tejet i rëndësishëm, dhe e bëri të qartë se nuk do të lejojë më që Britania të kritikohet për vendimet e saj nga gjyqtarët europianë.

Or në një lëshim ndaj deputetëve “eurofilë” ajo njoftoi se atyre do t’u jepet një votim mbi marrëveshjen përfundimtare Brexit.

Vizioni i Kryeministres do të kënaqë ata që votuan për dajlen nga BE, por gjithashtu ka tërhequr edhe zemërimin e atyre që donin qëndrimin, të cilët janë çmendurisht në përpjekje për të kufizuar ndikimin e  rezultatit të referendumit nga qershori i vitit të kaluar.

Solli fundin e muajve të tërë kundërshtimesh nga ministrat, që kishin si plan një sulm ndaj negociatave kanosëse me BE-në.

Theresa May tha: “Dua që Britania të jetë ashtu si ka potencialin, ambicjen dhe talentin të jetë. Një komb i madh i tregtisë globale që është i respektuar në të gjithë botën dhe i bashkuar në shtëpi. Kjo është arsyeja se pse qeveria e ka një plan për Britaninë, një plan që na jep rëndësinë e duhur në botë, si dhe ns siguron një marrëveshje më të mirë për qytetarët tanë brenda në shtëpi. Kjo është aryseja se pse ky plan përcakton  se si ne do ta përdorim këtë moment ndryshimi për të ndërtuar një ekonomi më të fortë dhe një shoqëri më të drejtë”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: