ITALI- Një emigrant shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Itali. Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30 pranë një pike karburanti në Viale Pratese në Firence.

‘Corriere’ shkruan se nga hetimet e para ka dyshime se shqiptari është goditur me thikë nga një bashkatdhetar. Ky i fundit fill pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Sakaq, shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spitalin e Careggi-t.

Mediat italiane raportojnë se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika e ka prekur afër zemrës. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb