Serbia dje tentoi që të dërgonte në Kosovë një tren provokator i cili mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Për të treguar se ajo tokë nuk është pa zot, njësitë speciale të policisë në Kosovë, ROSU, e bllokuan atë që në hyrje, në Mitrovicë.

Sot është bërë publike një video që tregon heronjtë e kësaj ngjarje. Përpara se të mbërrinin në destinacion, “ROSU”, njësitë special të policisë ia kanë marrë këngës, dhe jo këngë dosido. Në mjetin e blinduar i cili po shkonte drejt Mitrovicës ata dëgjohen të këndojnë këngë patriotike shqiptare “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

Një video që tregon qartazi se tashmë Kosovën ka kush ta mbrojë. Të mobilizuar e kryen punën ashtu siç duhet duke i treguar Serbisë se serbët ndoshta mund të hyjnë në Kosovë, por për asnjë qëllim më shumë se vetëm turistë.


Kjo ishte tentative e parë nga pala serbe që mbas 18-të vitesh të vinte në qarkullim trenin me linjë Beograd-Mitrovicë, i cili natyrshëm dështoi.

TEKSTI I KËNGËS
Thrret Prizreni mori Shkoder
hajde t’rrime se te kam moter
merre Durresin dhe Tiranen
se na keshtu e gezojna nanen
un therras Peje edhe Gjakove
Drenice , Llap edhe Rugove
vjen Decani e Mitrovica,
Kacaniku e Kamenica
vjen Gjilani e Prishtina
Ferizaj edhe Klina
hej keshtu n’kala
s’bashku te rrina

hej kur te vini mos harroni
edhe Krujen ketu ta ftoni
coni lajm ne Gjirokaster,
Tepelene e Mallakaster,
Mat, Mirdite , Kukesin me thirre,
thirre Korcen o me rrethine,
therras Tetoven ,Gostivarin
therras Ulqinin e Tivarin,
Bujanovcin vjen Presheva,
Suhareka,Malisheva
hej tane Gollaku e Podujeva.

hej i kam thirr plav edhe guci
hot e grud edhe malsi
kam thirr dibren ohrin strugen
merre lezhen
edhe puken
vjen cameria e vjen janina
lumes na s’bashku do rrina
manastiri ka cue fjal
gjithsesi une kam me ardhe
gjithsesi une kam me ardhe
oh se per korc malli m’ka marre
por ni bes m’kan than e ki
her do kur te ju do vijm

hej kur te vini dore per dore
mos harroni te shkoni ne vlor
conja vlores ni porosi
ni flamur le ta merr ne gji
te gjith vllazen edhe motra
eni keshtu po ju thrret votra
ni kuror bashk ta qendisim
ni flamur s’bashku ta ngrisim
le te n’degjon bota mbare
kshtu rrin bashk ooo
gjith populli shqiptare o hej

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb