NGA ARMIR MEHAJ*

THETH-Një zjarr i papritur përfshiu një nga kullat shekullore të Thethit. Ngjarja është shënuar buzë mbrëmjes së të mërkurës ndërsa nga kulla 300 vjeçare e Poliajve nuk ka mbetur asgjë. E vendosur në qendër të fshatit Turistik, ndërtesa shekullore ishte ndër të paktat që ishte e banuar gjatë gjithë vitit ndërsa kohëve të fundit ajo ishte një ndër më të frekuentuarat sidomos nga turistët e huaj. Zjarri sipas banorëve ka përfshirë ndërtesën në pak çaste i nihmuar dhe nga erërat por dhe si pasoje e lëndës drusore që karakterizonte ndërtesën shekullore.

Familja Poliaj e cila e përdorte ndërtesën dhe si shtëpi pritëse për turistët është ndër më të njohurat e Thethit fal dhe mikpritjes e bujarisë së treguar ndër vite. Kjo familja e cila sot ndodhet pa strehë mbi kokë ofronte akomodim pa pagesë çdo vit për dhjetra alpinist e turist që vizitonin Thethin. Bashkë me kullën 300 vjeçare të familjes Poliaj është përfshirë në flakë dhe një automjet Fuoristradë që ndodhej në oborrin e banesës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboj të gjithë këtë pasuri dhe historike por paraprakisht mendohet se një shkëndijë elektrike mund të këtë qenë pikënisja e zjarrit që fatmirësisht nuk la pas të lënduar.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: