Nga Anxhela Devole

Më 26 gusht, Thethi do të bëhet skena magjike e “Za Festival”, i cili organizohet për herë të parë me synim vënien në pah të trashgimisë kulturore dhe të bukurisë natyrore në Alpet Shqiptare. Në të njëjtën kohë, ky festival do të shërbejë  për të bërë bashkë njerëz nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi e më gjerë, në një festë që do të zgjasë deri sa të lindë dielli. Kantautori Vlashent Sata, njëherësh ideator dhe drejtor artistik i festivalit tregon se ky festival do të ndërgjegjësojë vizitorët për mbrojtjen e mjedisit.

Muzika do të ndërthuret me rrëfenjat nën hijen e malit të interpretuara nga aktori Arben Bajraktaraj. Ndërsa do të performojnë muzikantët dhe kantautorët Vlashent Sata, Elina Duni e Shpat Deda.

Vlashent Sata zbulon se pjesëmarrja në Za Festival do të jetë e lartë, pasi deri tani kanë rezervuar 800 persona. Ky festival do të marr jetë në Theth, dhe do të vazhdojë në edicionet e tjera po në këtë vend ose në terrene të tjera të Shqipërisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb