Portieri i Sopotit, Ibrahim Bejte, i është nënshtruar me sukses operacionit pas dëmtimit të rëndë që pësoi dje në humbjen 3-0 ndaj Bylisit.

“Gardiani” theu dorën e majtë pas një përplasjeje me Raboshtën dhe klubi nga Librazhdi bën me dije se ndërhyrja që zgjati për rreth dy orë të premten mbrëma në një spital privat në kryeqytet doli me sukses, shkruan Panorama Sport.

Në të njëjtin spital ishin edhe dy lojtarë të tjerë të dëmtuar, Elton Muçollari dhe Majkëll Peçi.

Elton-Mucollari-ne-spital-490x891

Sipas komunikatës së Sopotit, pas ekzaminimeve Muçollari rezultoi me një këputje muskulore në pjesën e muskujve të barkut dhe pas një jave pushim absolut mund të rikthehet në stërvitje.

Majkell-Peci-490x891

Kurse Peçi ka thyerje të klavikulës, por nuk nevojitet ndërhyrje kirurgjikale. Gjithsesi, për rikuperimin e tij koha e nevojshme mund të jetë relativisht e gjatë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb