Thiago Silva deklaron se i ka kërkuar Bashkëkombësit të tij Neymar që t’i bashkohej Paris Saint Germainit, një opsion të cilin ylli i Barcelonës nuk është se e ka refuzuar kategorikisht.

Të dy lojtarët brazilianë respektivisht në pozicionet përkatëse konsiderohen si lider të Brazilit. Mbrojtësi 31-vjeçar zbulon bisedën që zhvilloi më sulmuesin Neymar gjatë ceremonisë së Topit të Artë muajin e kaluar.

“I kërkova që të vinte të luante me mua në Paris. Ai qeshi e më tha, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Në fund të sezonit do ta marrësh vesh vendimin tim”.

I pyetur nëse do të preferonte Neymar apo Cristiano Ronaldon të firmoste për skuadrën e tij, Thiago Silva u përgjigj pozitivisht për patriotin e tij.

“Është një zgjedhje mjaft e vështirë. Idealja do të ishte ti kishim të dy. Përtej batutave, ata të dy janë lojtarë të klasit botëror. Cristiano ka më shumë eksperiencë se sa Neymar, por ky i fundit është vetëm 24 vjeç dhe që tani është në një rang me Ronaldon. Kam bindjen se vitin tjetër ose maksimumi për dy vjet ai do të jetë lojtari më i mirë në botë. Unë e konsideroj veten si vëllai i madh edhe për faktin se të dy jemi braziliane. Me Cristianon, që është portugez ndryshon pak puna edhe pse flasim të njëjtën gjuhë.”

Ndërkohë kapiteni i Paris Saint Germain, gjithashtu nuk lë pa përmendur edhe shokun e skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.

“Unë nuk mund t’iu shpjegoj se çfarë ka në mendje Ibra, por me gjithçka që ai ka bërë gjatë këtij sezoni besoj se i ka thënë diçka të rëndësishme presidentit të klubit. Të kesh në mesin e skuadrës një lojtar si ai është një avantazh mjaft i madh për të gjithë. Ai është i domosdoshëm. Besoj në inteligjencën e Presidentit dhe besoj se ai do të zgjasë kontratën e Ibrahimoviç, gjithmonë nëse edhe ky i fundit do të jetë dakord ta rinovojë atë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: