HIMARE- Pas takimit të zhvilluar një javë më parë në Vlorë, sot ishte parashikuar të mbahej një tjetër takim mes banorëve të Himarës, kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro dhe ministrave Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro, për Planin e Përgjithshëm Vendor të kësaj bashkie.

Por në fakt takimi nuk ka shkuar siç duhet, pasi është krijuar tension para stadiumit të Himarës, ku edhe do të zhvillohej dëgjesa. Shkak është bërë fakti që në takim do të ishin vetëm një përfaqësi e banorëve, dhe jo të gjithë.

Kjo gjë nuk është pranuar nga pjesa tjetër banorëve të cilët kanë kërkuar të jenë të pranishëm në takim për të shprehur shqetësimet e tyre.

Edhe më e tensionuar situata është bërë kur ka filluar të thirren me listë emrat e qytetarëve që do merrnin pjesë në takim. Për të mbajtur nën kontroll situatën, forca të shumta policie kanë rrethuar gjithë stadiumin, ku në ndihmë i kanë ardhur edhe forca policie nga Vlora.

Nga plani urbanistik i Himarës do të preken 22 objekte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb