TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka kërkuar që vetë turqit të ndreqin, sipas tij, padrejtësitë që i bëhen këtij populli nga BE-ja, duke iu bërë një kërkesë të çuditshme

Ai ka kërkuar që të gjithë turqit që jetojnë në Bashkimin Evropian duhet të bëjnë të paktën pesë fëmijë. Në shpjegim të “thirrjes” Erdogan thotë se fëmijët janë e ardhmja e kontinentit dhe se kjo do të ishte përgjigja më e mirë ndaj “padrejtësisë” që iu bëhet.

“Jetoni në lagjet më të mira. në shtëpitë më të mira, ngisni makinat më të mira. Bëjini jo tre, por pesë fëmijë. Ju jeni e ardhmja e Evropës. Kjo do të jetë përgjigja më e mirë kundrejt padrejtësive ndaj jush”, tha Erdogan.

Komentet e tij vijnë në kohën kur Erdogan po kërkon votën për referendum, për ndryshimin e Kushtetutës që do t’i jepte atij më shumë pushtet.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: