TIRANE– Ministria e Infrastrukturës ka publikuar sot tarifat që duhet të paguajnë mjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit. Ndonëse ende nuk është caktuar data se kur do të fillojë pagesa e taksës rrugore, (gjë që pritet të vendoset javën e ardhshme), kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka një apel të fortë drejtuar qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI u bën thirrje qytetarëve që të refutojnë pagesën e taksës për Rrugën e Kombit.

POSTIMI I PLOTE

Refuzojeni të paguani taksën për Rrugën e Kombit, le ta paguajë vetë qeveria.

Koncesionin e Rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista.

Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj.

Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë, se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhënë qindra milionë euro koncesione në shëndetësi e gjithandej, le t’i anullojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Qytetarët që udhetojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani këtë taksë të pistë, jeni në të drejtën tuaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb