TIRANE- Emisioni “Të Paekspozuarit” në ‘News24’ ka prodhuar sot debate të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe moderatorit Ylli Rakipi.

Kështu, teksa flisnin për shëndetësinë falas, Rakipi e pyeti Ramën se pse nuk e mbajti premtimet e tij për këtë sektor. Kaq ka mjaftuar që Rama të hidhet në akuza, ndërsa theksoi se gazetarët fabrikojnë dhe sajojnë lajmet.

Më tej Rakipi u ndal tek koncensionet, ndërsa shtoi se miqtë e kryeministrit i kishin pohuar se paratë e tyre i merrte vetë Rama dhe jo ish-ministri Ilir Beqaj. Ky i fundit ia kthehu gazetarit se kjo që po thoshte ai ishte e njëjtë sikur ti thoshte Rakipit se ai merrej me prostitucion.

Rakipi: Ky shtet ikën (shembet) pas kontratave që keni bërë ju..Po shëndetësia falas?
Rama:
Është e turpshme Ylli kjo që bëni ju. Koncensionet e Saliut ishin tarifë për qytetarin. Ju e keni meruar njerëzit. Thoni që ‘Ilir Beqaj merr lekë’.
Rakipi: Jo jo miqtë e tu thonë se si merr Ilir Beqaj, por i merr Edi Rama.
Rama:
E di si jeni ju? Është njësoj si të them ty që merresh me prostitucion.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: