Prej disa javësh Jennifer Lopez përflitet për lidhjen e saj me ish-lojtarin e bejsbollit Alex Rodriguez, i cili më në fund ka thyer heshtjen për marrëdhënien me këngëtaren. Në një intervistë në emisionin “The View”, 41-vjeçari u shpreh se tashmë është qartë që ai dhe Lopez janë në një lidhje dhe shtoi se ata po kalojnë shumë bukur bashkë.

e2a8ba424818506464378fc34227e441

Rodiguez gjithashtu nuk i kurseu fjalët e bukura për 47-vjeçaren. “Ajo është një vajzë e mrekullueshme. Është një nga njerëzit më të zgjuar që kam njohur ndonjëherë dhe është një mama fantastike.” U shpreh ish-sportisti për Jennifer. Nga ana tjetër, Jennifer Lopez ende nuk ka pranuar publikisht lidhjen e saj të re, ndonëse fotot e publikuara përgjatë javëve të fundit nga paparacët i kanë nxjerrë ata zbuluar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: