TIRANE- Vrasja e 28-vjeçarit Mario Majollari dje në Tiranë la pas dhimbje tek familja e tij. I kobshëm ishte lajmi i hidhur që motra dhe nëna e tij morën, ku panë të shtrirë pranë banesës së tyre Marion, i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kinostudio. Në faqen e ‘Facebook’-ut të 28-vjeçarit, mes postimeve vihet re edhe një dedikim që një vit më parë e motra i ka dedikuar vëllait të saj me rastin e ditëlindjes. Në datën 16 korrik, Xh.Majollari i thur fjalë zemre vëllait të saj të vetëm.

“Ne jemi si nata me ditën, dielli me hënën, veriu me jugun, çdo gjë e kundërt që ekziston. Por të dy ndjejmë njësoj, të dy vuajmë njësoj, edhe pse kurrë nuk e themi, të dy kemi të njëjtën dëshirë, edhe pse e dimë që kurrë s’do realizohet. Asgjë s’ka qenë kurrë e lehtë për ne të dy, por ja dolëm, sepse kemi njeri-tjetrin. Sado që më streson kur më thua sa lopë jam, apo sa këmbështrembëse jam, apo sa e shëmtuar që jam, un e di që sado e keqe të jem, ti do jesh gjithmonë mbështetja ime. E di që edhe kur të shurdhoj me talentin tim si këngëtare, edhe kur te ti vesh bluzët e tua fshehtas, edhe kur ta bej nusen tate bredharake si vetja, un do jem gjithmonë motra jote e vogël dhe ti s’do me lesh kurrë vetëm. U bëfsh 100 vjeç gjysma shpirtit tim, Zoti me ka dhënë gjithçka tek ty. Të dua shumë, më mungon pafund”, shkruante në atë kohë motra e vogël e 28-vjeçarit.
Motra
Mario Majollari u vra dje në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të kaluarës kriminale të të atit, Avni Majollari, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e dy personave në vitin 2000. ‘BalkanWeb’ mësoi se prindërit e Marios ishin ndarë që kur ai ishte dy vjeç, ndërsa babai u arrestua për krimin në 20014-ën. Ndërkohë, policia identifikoi si autor të vrasjes, Petrit Gjuzin, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb