TIRANE- Grupimi i Tifozave Kuq e Zi nuk pranon falënderimin që dje, kryeministri i vendit Edi Rama ju bëri publikisht.

Tifozerinë e tyre qytetare Rama e cilësoi një spektakël të denjë për stadiumet evropiane, por tifozët Kuq e Zi në profilin e tyre zyrtar në Facebokk, thonë se nuk i duan këto falënderime.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama na paska falenderu për ndeshjen e mbrëmshme për sjelljen tonë. Nuk pranojmë falenderimin derisa na shtypni, na shkelni, na censuroni, na burgosni, përdhosni heronjtë kombëtar sikur me u lujtë ndeshja në Beograd. Koha e maskarenjëve, por atdheu i shqiptarëve”,- shprehen ata.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: