Në mediat shqiptare pak orë më parë u shpërnda lajmi se në ndeshjen e kombëtares kundër Lihtenshtejn, më datë 2 shtator të shtunën në “Elbasan Arena”, janë shitur shumë pak bileta, në total 450.

Në lidhje me këtë lajm kanë reaguar “tifozët kuqezi”, ta të cilët e kanë mbështetur kombëtaren shqiptare kudo që ka shkuar, por prej disa muajsh nuk e bëjnë një gjë të tillë në Shqipëri. Kjo me arsyen se këtu ata nuk trajtohen si duhet, mjaft herë janë përballur edhe me dhunën e policisë.

Në lidhje me lajmin për sfidën kundër Lihtenshtejn “tifozat kuqezi” me një status në “facebook” kanë ironizuar FSHF-në.

Postimi i TKZ
tifozat kuqezi
A thua sa nga këto bileta i janë ndarë policisë? A do të mund të duartrokasin ata me kallashnikovë me duar? Nëse ata që menaxhojnë me futbollin shqiptarë mendojnë se kjo është rruga e duhur, i dëshirojmë punë të mbarë. E kemi thënë shumë herë më parë, tash e një vit, nuk do të kthehemi në stadiumet shqiptare deri në ditën që policia me kallashnikovë largohen nga stadiumet dhe na trajtojnë si qenie njerzore. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë përkrahjen për Kombëtaren në të gjitha stadiumet europiane. PO, DO TË JEMI EDHE NË fyrom ME 5 SHTATOR. #1KOMBËTARE

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb