Atalanta i ka befasuar të gjithë teksa ka fituar 2-0 në fushën e Napolit.

Pas kësaj fitore shpresa për një vend në Ligën e Kampionëve është një realitet dhe për këtë tifozët e Atalantas janë të vetëdijshëm.

Mijëra tifozë ishin mbledhur në aeroportin e Bergamos për të pritur skuadrën.

Në fitoren ndaj napolitanëve një nga më të mirët ishte erdhe portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili bëri pritje të jashtëzakonshme.

Atalanta renditet në vendin e katër me 51 pikë, katër më pak se Napoli i vendit të tretë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb