“San Siro” hapi mbrëmë dyrt për ndeshjen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Veronas e cila përfundoi me shifrat 3-0. Por përpos kësaj, më shumë vëmendje morën tifozët e “djallit” të cilët shpërthyen në kontestime ndaj portierit të tyre, Gianluiggi Donnarumma-s. Ky i fundit në një moment nuk duroi dot më dhe filloi të qante në dhomat e zhveshjeve.

E gjitha kjo ndodhi pasi në media u përhap lajmi se 18-vjeçari pretendonte se e kishte nënshkruar nën presionin psikologjik kontratën me “djallin” në verën e kaluar.

Ndaj këtyre qëndrimeve vetë lojtari ka reaguar së fundmi me anë të një statusi në rrjetet sociale ku pohon se në asnjë rast nuk ka kërkuar largimin nga Milani.

“Dje ishte një mbrëmje e keqe dhe un nuk e kisha pritur këtë, nuk kam thënë ose shkruar asnjëherë që kam pasur dhune morale kur kam firmosur kontratën. Pavarësisht gjithçkaje shikoj përpara me kokën lart për ndeshjen e ardhshme. FORZA MILAN”

dona

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: