Jose Mourinho dhe Ronaldo, dy simbolet e epokës Moratti rikthehen në “San Siro”. Dy ikonat e klubit zikaltër do të jenë të pranishëm në tribunë për të ndjekur sfidën Inter-Sampdoria. Fenomenin jo të gjithë tifozët e kanë falur pasi veshi fanellën e Milanit, ndërsa Mourinho rikthehet për herë të parë pas fitimit të “Tripletës” në 2010.

Siç shkruan La Gazzetta dello Sport: Toldo ka ftuar Ronaldon, që nga ana e tij nuk ka thënë një jo përfundimtare, ndërsa Mourinho ishte ideja e Morattit për të festuar 5 vjetorin e “Tripletës”. Aksionari, tashmë në minorancë, do të darkojë së bashku me Mourinho-n, ndërsa interesant është fakti që Mou rikthehet në ndeshjen ku u bë i famshëm për gjestin e prangave.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb