Kylian Mbappe i ka orët e numëruara te Monaco pasi për të mediat franceze pohojnë se Paris SG ka paguar rreth 200 mln euro për t’a marrë nga klubi i principatës. Megjithatë transferta ende nuk ka përfunduar por sjellja e futbollistit ditët e fundit ka lënë për të dëshiruar. Përveç mungesave dhe impenjimeve në minimum në stërvitje, Mbappe dje u përfshi edhe në një sherr me një nga shokët e skuadrës. Klubi nuk mund të ishte pasiv dhe dje mori vendimin për ta larguar 18-vjeçarin nga stërvitja për kapriçot e fundit.

Mirëpo me francezin nuk është i mërzitur vetëm klubi, por edhe tifozët e Monaco-s të cilët dje në mbrëmje dolën në një komunikatë ku shihej qartë indinjate për veprimet e futbollistit të cilin e përcaktonin si tradhëtar, raporton “L’Equipe.
nintchdbpict0003432662843
Me fanellën e Monaco, sulmuesi i lindur në vitin 1998 ka shënuar plot 26 gola në 46 ndeshje, duke u bërë edhe sulmuesi më i ri në moshë që shënon në një gjysmëfinale të “Champions League” , sikur të mos mjaftonin një mal me rekorde të tjera që ka thyer prej moshës së tij. Megjithatë, kjo nuk mjafton dhe mes të tjerave, në letrën e tifozëve lexohet: “Nëse nuk e do fanellën që të rriti dhe të bëri futbollist, atëherë nuk do të duash kurrë asnjë skuadër dhe asnjë tifozeri në karrierën tënde. Nuk je më i denjë për fanellën tonë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb