Përforcimi i Barcelonës me Philipp Coutinho-n ka bërë që nga tifozët e Real Madrid të kërkohet një transferim i bujshëm për të balancuar të paktën afrimet në merkato.

Kjo, me raportimet e mediave duket se nuk ka mbetur vettëm një ide, pasi Mohamed Salah, futbollisti i Liverpool, është nën shënjestërn e drejtuesve të Real Madrid.

Zinedin Zidan i pyetur për egjiptianin nga revista ‘FourFourTëo’ ka deklaruar: “Ai është ende i ri, duke u përmirësuar përgjatë gjithë kohës. Nuk flas shumë për lojtarët e ekipeve të tjera, por ai është një futbollist që e vlerësoi shumë.”

Gjithsesi tifozët e ‘galaktikëve’ nuk duhet të shpresojnë shumë pasi në një intervistë të fundit për “Marca-n”, 24-vjeçari ka deklaruar se është i lumtur në ‘Amfield’.

“Mirë, kam dëgjuar shumë thashetheme deri më tani dhe kjo nuk më bën më përshtypje. Ata më kanë trajtuar shumë mirë mua këtu në Liverpool dhe në këtë moment, besoi te Liverpool dhe jam i lumtur në ‘Anfield’.”

(e.k/BalkanWeb)