Jose Mourinho nuk është më i dëshiruar në “Old Treford”. Tifozët e Manchester United kanë shprehur pakënaqësi ndaj portugezit dhe më shumë sesa për 15 pikët diferencë me City-n janë të zhgënjyer me lojën që zhvillon ekipi i tyre.

Për këtë arsye në Angli kanë filluare të qarkullojnë emrat e para që mund të zëvendësojnë Mourinho-n në krye të panbkinës së United.

Football Soccer - VFL Wolfsburg v Bayern Munich - Bundesliga - Volkswagen Arena, Wolfsburg, Germany - 29/4/17 Bayern Munich coach Carlo Ancelotti Reuters / Fabian Bimmer Livepic DFL RULES TO LIMIT THE ONLINE USAGE DURING MATCH TIME TO 15 PICTURES PER GAME. IMAGE SEQUENCES TO SIMULATE VIDEO IS NOT ALLOWED AT ANY TIME. FOR FURTHER QUERIES PLEASE CONTACT DFL DIRECTLY AT + 49 69 650050.

I pari në këtë listë është Ançeloti. Trajneri kampion ka fituar thuajse në të gjitha kampionatet kryesore europiane, pasi ia ka dalë në Seria A, Premier League, Bundesligë, Ligue 1 por edhe me 3 Champions League të fituara në karrierën e tij. Tekniku italian për momentin është pa skuadër dhe shihet si një alternativë për stolin e anglezëve.
allegri
Në vendin e dytë gjendet Alegri. Pavarësisht se situata duket paksa më e komplikuar për trajnerin e kampionëve të Juventusit, por Alegri është një ndër alternativat që mund të zëvendësoj Murinjon. Tre kampionate të fituara dhe dy finale në “Champions League” në këto 3 sezonet e fundit, janë një karrierë e pasur për teknikun e Juventusit.
simeone
Në këtë listë ka vend edhe për Diego Simeonen. Aftësitë e tij drejtuese nuk mund të vihen në diskutim, teksa Atletiko Madridi është duke rivalizuar Barcelonën dhe Realin vetëm falë tij. Megjithatë një largim i Simeones nga Spanja drejt Anglisë duket paksa e vështirë për momentin.
pochetino
Mauricio Poketino ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë në “Premier League”. Totenhemi nuk po arrin të marri vetëm rezultate në kampionat dhe në “Champions”, por është duke i kënaqur tifozët edhe me lojën e zhvilluar. Ky trajner është i përshtatshëm për Junajtid pasi është një besnik i skemës 4-2-3-1 që anglezëve u bie përshtat në këto momente.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb