Ndeshja e fundjavës kundër Tottenham shërbeu edhe një herë për të humbur optimizmin te klubi i Arsenal që sipas gjasave mund të qëndrojë për të dytin sezon radhazi jashtë “Champions League”.

Për këtë disfatë tifozët bënë me faj futbollistin francez Lacazzette që humbi një rast të pastër në minuta e fundit të takimit. Si rrjedhojë njëri prej tyre dogji në shenjë proteste bluzën e futbollistit.

Për sulmuesin që në verë u ble nga Lyon duke u shndërruar në transferimin më të shtrenjtë të “topçinjve” lajmet e këqija nuk kanë fund.

Arsenal me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se 26-vjeçari i është nënshtruar një operacioni në gju dhe do të mungojë për 4-6 javët e ardhshme. Ndoshta një pushim mund t’i bëjë mirë francezit pasi tani për tani tifozët nuk e duan dhe aq shumë, duke parë se në janar siguruar shërbimet e Aubameyang nga Dortmund.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb