SERBI- E përditshmja serbe “Vesti” i ka kushtuar një artikull dhunës së tifozëve serbë gjatë ndeshjes së kampionatit të tyre të futbollit mes FK Rad dhe Novi Pazarit.

Xhestet raciste të tifozëve i kanë kaluar të gjitha limitet, ndërsa mediat serbe shkruajnë se gjatë ndeshjes është djegur flamuri shqiptar por edhe flamujt e Kosovës, Turqisë.

Në një pankartë që mbanin në duar tifozët e FK Rad provokimi vijonte me shprehjen “Do të ketë luftë”. Pikërisht këtë pankartë mediat serbe e kanë komentuar sikur iu drejtohej shqiptarëve.

Mësohet edhe se kryesia e këtij klubi i ka dënuar aktet raciste.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb