TURQI– Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka biseduar me zyrtarët turq këtë të enjte gjatë një vizite një ditore në Ankara. Bisedimet u përqendruan në luftën kundër militantëve të Sjtetit Islamik Isis, njofton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Tillerson gjatë një takimi me dyer të mbyllura me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan biseduan për hapa të mundshëm të përbashkët kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera në Irak dhe Siri.

Erdogan theksoi rëndësinë e të punuarit me aktorë “legjitimë” në luftën kundër terrorizmit. Tillerson u takua edhe me kryeministrin e Turqisë, Binali Jëlldërëm, ku sërish u vu theksi tek lufta kundër militantëve të ISIS, ka njoftuar zyra e kryeministrit Jëlldërëm.

Gjithashtu një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit ka theksuar rolin e rëndësishëm të Turqisë në sigurinë rajonale. Ankaraja kërkon nga Uashintoni që të nisin një luftë të përbashkët, për rikthimin e kontrollit të qytetit Raka, që është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Siri.

Turqia do që kurdët sirianë, të cilët mbështeten nga SHBA të përjashtohen nga këto operacione.

Sakaq, gjatë një interviste në Turqi ai tha se fati i presidentit sirian, Bashar Al Asad do të vendoset nga populli sirian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: