SHBA vazhdon të shpresojë tek diplomacia, për të zgjidhur krizën me Korenë e Veriut, që u vendos sot në listën e zezë amerikane të shteteve që mbështesin terrorizmin, deklaroi shefi amerikan i diplomacisë, Rex Tillerson.

“Përshtypja e përgjithshme është se presioni i ushtruar nga sanksione që janë në fuqi ka një impakt të konsiderueshëm mbi Korenë e Veriut”, tha ai para medias në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shpresoi gjithashtu se “kjo periudhë qetësie, gjatë të cilës nuk ka pasur asnjë raketë dhe asnjë test bërthamor që prej 15 shtatorit, të vazhdojë”.

SHBA-të rivendosen sot Korenë e Veriut në listën e zezë të shteteve që mbështesin terrorizmin, si dhe pritet që ky vendim të shoqërohet edhe nga sanksione të reja, për t’u përpjekur të bllokojnë ambiciet e saj bërthamore.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb