Kilogramë të shumtë maskarpone dhe kafeje, por edhe tonelata sheqeri për një tiramisu rekord. Qyteti i Cassino, në Frusinate ka hyrë në librin e rekordeve Guiness me një tiramisu që peshon 1555 kilogramë. Një rekord që e bën ëmbëlsirën e provincës së Frosinones të hyjë direkt në Guiness World Record, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej me 1285 kg. Tiramisuja është realizuar në qendrën tregtare ‘Gli Archi’. ‘Nuk dyshova asnjë moment tek studentët e mi’ ka thënë drejtuesi i Institutit Alberghiero, që ka vënë në dispozicion profesionalizmin, të zbatuar më pas nga 60 studentë dhe 10 profesorë të cilët kanë koordinuar punën. Me më shumë se një ton e gjysmë, për tiramusunë kanë punuar 200 persona dhe mijëra spektatorë kanë ndjekur nga afër, punën e një të diele rekord.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb