Shqipëria e viti 1992, rrugët e zhylta, vilat e kahershme që me gjithë stilin e ndërtimit, mezi mbaheshin në këmbë. Matanë, gra që fshijnë rrugët, studentë në atelietë e Akademisë së Arteve, një pedagog i Akademisë që e ka kthyer shtëpinë në atelie- duke pikturuar muret e mandej në një foto tjetër me një mike të veten. Sot, ai pedagog është kryeministri i vendit. Mes baltës së Tiranës e kaosit të një shteti të sapodalë nga diktatura që si për të fshirë çdo gjurmë të saj ka shkatërruar edhe shtetin- i vihen disa vepra artistike të ditëve tona-bunkerë që ëndërrojnë një qiell me flamurin e BE-së, një ravijëzim i Skënderbeut që rreket të projektohet në pallatin përballë, një pyetje mbi kufijtë e jo vetëm.

Pas propozimit të Iris Andraschek & Hubert Lobnig, në Shqipëri, veç dy të parëve, kanë mbërritur Gelitin, Werner Reiterer, Anna Meyer dhe Franz Kapfer janë në Tiranë me një ekspozitë që vjen në formën e artit të angazhuar.

Logot e ‘Twiter’, ‘Facebook’ e internetit janë risjellë të përbashkuara me simbolikat e komunizmit, nazizmit a qoftë edhen me vetë presidentin amerikan Donald Trump. Artistja austriake synon të ironizojë e ndërgjegjësojë shoqërinë për rolin e medieve sociale dhe mënyrën se si publiku po keqpërdoret prej tyre. Duke bërë paralelizma mes logove te rrjeteve sociale dhe atyre të ideologjive/sistemeve politike të dhunshme të shekullit të kaluar, vihet në dukje keqpërdorimi që politika i ka bërë këtyre rrjeteve për përhapjen e ideve të veta. Sonte, më 11 maj në orën 19:00 në galerinë “Zeta”, ideja e Hubert Lobnig për një ekspozitë me temën e hapësirës publike çelet në Tiranë.
32164445_10156612193497044_6037293184181075968_n
Synimi parak ka qenë marrëdhënia e shoqërisë shqiptare me hapësirën publike të kryeqytetit, që nga viti 1992, kur Lobnig vizitoi Tiranën për herë të parë dhe bëri një seri fotografish. Këto fotografi, tani shërbejnë si një hyrje historike për eventin te ZETA, duke krijuar kështu një urë me kuptimin aktual ndaj hapësirës publike të Tiranës. Ndërkohë, Lobnig ka realizuar projekte të shumta të përkohshme dhe të përhershme, si dhe vepra-site- specifik dhe është një artist që bazohet në vëzhgimin e ndryshimit rrënjësor që ka pësuar vendi. Ekspozita vjen në bashkëpunim me ambasadën e Austrisë në Tiranë. Mund të vizitohet deri më 30 maj ndërsa në intervistën e mëposhtme ai rrëfen udhëtimin e 26 viteve të shkuara.

– Z. Hubert Lobnig si u erdhi kjo ekspozitë në Tiranë?
Ju kam kërkuar disa miqve të mi që të vijnë me mua në Shqipëri. Ua kërkova atyre që punët e tyre kanë të bëjnë me hapësirën publike dhe që ngrenë pyetje mbi Bashkimin Europian, nacionalizmin dhe në çështjet politike në veprat e tyre.

– A është Shqipëria një çështje politike?
Unë mendoj se po. Është interesante ta shohësh Shqipërinë nga jashtë, sepse Shqipëria deri në fillim të viteve 1990 ishte e mbyllur. Dhe për mua është interesante, sepse jam ftuar ta vizitoj më herët.

– Si erdhët në Shqipëri më 1992?
Ishte një diplomate që punonte atë kohë në ambasadën austriake në Shqipëri. Ajo bëri projektet e para kulturore mes Shqipërisë dhe Austrisë. Më ftoi mua dhe një mikun tim. Ideja ishte që ne të punonim me disa studentë shqiptarë në Akademinë e Arteve. Ishte kohë e veçantë dhe shumë e vështirë. Njerëzit ishin shumë të varfër dhe Akademia e Arteve ishte po ashtu shumë e varfër. Nuk kishte as letra për të vizatuar mbi të e as materiale për të pikturuar. U bënë shumë improvizime. Kur erdhëm ne sollëm me vete nga Austria shumë libra dhe materiale për të punuar në Akademi.

– Sa kohë qëndruat në Shqipëri më 1992?
Ne qëndruam këtu përreth 1 muaj. Shkuam pothuaj çdo ditë në Akademinë e Arteve në një projekt për fotografinë dhe me pas pamë pak edhe vendet përreth Tiranës, Durrësin dhe malin, bashkë me profesorët e studentët e kohës në Akademinë e Arteve.
ok
– Ju, këto foto që ekspozoni, i bëtë në atë kohë?
Po, në atë kohë. Më pas ika dhe qëndrova në kontakt me disa prej atyre që njoha deri nga fundi i viteve 1990. Fotografitë i kisha vënë në një kuti në apartamentin tim dhe kur u kontaktova nga Galeria “Zeta” që më ftuan për ekspozitën, më erdhi ideja që të nxirrja këto foto.

– Ju, nuk i kishit parë fotot tuaja për pothuaj 20 vjet?
Jo, nuk i kisha parë. Ishin në filma, kisha humbur fotot që kisha printuar kur disa prej tyre ua nisa atyre që kisha fotografuar në Shqipëri. Por gjeta negativët e i printova sërish.
arti
– Nga imazhet që keni ekspozuar shoh që keni fotografuar kryesisht njerëz të zakonshëm. Por, mes tyre është edhe kryeministri i Shqipërisë, atëkohë pedagog në Akademinë e Arteve. Në një muaj që qëndruat, cila qe marrëdhënia juaj me të?
Ishte një marrëdhënie e mirë. Ai na ndihmoi shumë dhe ishte shumë aktiv atëkohë në Akademinë e Arteve. Këto dy fotografi që kam zgjedhur për t’i ekspozuar, janë fotografi nga apartamenti i tij. Një mbrëmje unë dhe miku im ishim të ftuar në shtëpinë e tij për darkë. Ishte impresive, sepse në atë kohë ai nuk kishte atelie e as studio. Punonte në shtëpi. Dhoma e tij e ndenjes ishte njëkohësisht edhe studio ku punonte, ndaj ai punonte aty.
Lexoni te plote intervisten ne GSH.al: http://www.gsh.al/2018/05/11/tirana-e-92-it-ne-fotot-e-artistit-austriak-dhe-takimi-me-pedagogun-edi-rama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: