Tirana nuk ka treguar aspak mëshirë në javën e 11 të Kategorisë së Parë duke mundur në shtëpi skuadrën e Pogradecit me shifrat e thella 6-0. Bardheblutë e drejtuar nga Ze Maria pas humbjes në Kupë kundër Vllaznisë që gjithsesi nuk ndikoi në kualifikim janë kthyer duke fituar bindshëm.



Ndeshja u zhbllokua në minutën e 23- nga Sentamu që nuk gaboi duke shfrytëzuar asistin e Çelhakës. Edhe goli i dytë thuajse se pati të njëjtën rrjedhë, por këtë herë ishte Ngoo që asistoi për Sentamu-n.


Futbollisti afrikan do të shënonte edhe golin e tretë në minutën e 49-t duke kompletuar ‘tripletën’ në këtë takim. Minutat në vijim ishin të mjaftueshme për Qilimin, Halilin dhe Ngoo që do të stamponin shifrat përfundimtare të takimit.

Pas 11 javësh në Kategorinë e Parë të Grupit B Tirana renditet në vendin e parë me 28-t pikë, 7-t më shumë se Bylisi që ka një takim më shumë për të luajtur.
kat e dyte

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb