Pas muajsh pritjeje, Tirana më në fund do të rikthehet të luajë në “shtëpi” së bashku me tifozët bardheblu. Është zyrtare tashmë: Të dielën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 17:00, do të rihapen dyert për popullin bardheblu.

Prej muajit shtator, Tirana ka qënë e detyruar të luajë pa lojtarin e 12-të, që tani rikthehet për të ndihmuar skuadrën në objektivat madhorë.

Klubi do të konvertojë kundrejt pagesës, gjysmën e dënimit të mbetur. Nga 15 ndeshje, të dënuar për të luajtur pa tifozë, Tirana ka shlyer tetë takime. Skuadra dhe stafi teknik kanë marrë shumë më tepër nga çfarë mendohej pas mbylljes së stadiumit, një pengesë që u kalua me sakrifica të mëdha. Nuk ka qënë e thjeshtë për askënd.

Të dielën hapen dyert dhe stadiumi do të vishet me dekorin spektakolar bardheblu. Është momenti për të ftuar të gjithë tifozët për të mbushur stadiumin. Të dielën të gjithë bashkë. Tirana – Teuta, ndeshja që rikthen lojtarin e 12-të.

PROBLEMET ME DEMTIMET

Tirana ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Teutën. Trajneri Magani fillimisht ka analizuar ndeshjen me Kukësin e më pas ka kërkuar nga skuadra, përqëndrim dhe mobilizim për takimin e të dielës.

Brdheblutë kanë probleme me dëmtimet. Pas Olakit, Gavazajt dhe Kërçikut, edhe Curri mbetet jashtë. Analizat e specializuara në Austri për Kërcikun kanë sjellë përgjigje pozitive për gjurin e dëmtuar. Mesfushorit i duhen disa ditë stërvitje individuale e më pas do t’i duhet ta nisë gradualisht rikthimin në fushë.

Në krahun tjetër, Debatik Curri ka kryer rezonancën dhe do të kryejë një tjetër analizë në Austri. Gjasat që të kthehet me skuadrën në ndeshjen e fundit, janë të pakta. I diferencuar nga grupi mbetet edhe Mario Morina, që vijon të mos e ndiejë mirë kaviljen.

Lajmi pozitiv për Tiranën është rikthimi i tifozëve në stadium në sfidën përballë Teutës. Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, KF Tirana i bën thirrje tifozëve për ta mbështetur masivish skuadrën në takimin e fundit për këtë vit.

(e.shkambi/ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: