Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk ndalën dot rënien pikiatë të Partisë Demokratike në Tiranë, ku forca kryesore e opozitës ka marrë rezultatin më të thellë humbës në rang kombëtar edhe pse kandidonte në listë kryetarin e partisë dhe liderin e saj historik.

“BalkanWeb” raporton se krahasuar me rezultatet e vitit 2013, PD rezulton me një rënie të frikshme në 25 qershor, thënë ndryshe me minus 24068 vota ose gati 16% më pak se katër vite më parë.

Nga ana tjetër, LSI me kryesuese të listës për kryqytetin, Klajda Gjoshën ka shënuar një rritje të ndjeshme në Qark me 20902 vota më shumë se në vitin 2013, ç’ka prodhuan edhe dy mandate më shumë deputeti për këtë forcë politike.

Ndërkohë Partia Socialiste, me Saimir Tahirin si drejtues politik të Qarkut ka shënuar një rritje shumë të vogël, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, duke kapur vetëm 884 vota më shumë në 25 qershor, raporton “BalkanWeb”.

Rritje të ndjeshme në këtë Qark ka marrë edhe PDIU, me plus 3177 vota, por që ndryshe nga viti 2013 kur siguroi 1 mandat në Tiranë, kësaj herë kreu i saj, Shpëtim Idrizi, që garonte si kryesues i listës, momentalisht rezulton jashtë Kuvendit.

QARKU TIRANË 2013 (32 MANDATE)
PS 198837 vota 44,05% (16 mandate)
PD 151472 vota 33,56% (11 mandate)
LSI 35394 vota 7,84% (3 mandate)
PDIU 9173 vota 2,03% (1 mandat)

QARKU TIRANË 2017 (34 MANDATE)
PS 199721 vota 48% (18 mandate)
PD 127404 vota 31% (11 mandate)
LSI 56296 vota 14% (5 mandate)
PDIU 12350 vota 2.98% (0 mandate)

LISTA E DEPUTETËVE TË QARKUT TIRANË TË DALË NGA ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT
Partia Socialiste (18 mandate)

1. Elona Hoxha/Gjebrea
2. Besnik Baraj
3. Olta Xhaçka
4. Blerina Gjylameti
5. Pandeli Majko
6. Saimir Tahiri
7. Vasilika Hysi
8. Ervin Bushati
9. Ogerta Manastirliu
10. Fatmir Xhafaj
11. Rakip Suli
12. Arben Ahmetaj
13. Xhemal Qefalia
14. Sadri Abazi
15. Ulsi Manja
16. Klotilda Bushka
17. Sadi Vorpsi
18. Arben Pëllumbi
Partia Demokratike (11 mandate)
1. Lulzim Basha
2. Orjola Pampuri
3. Rudina Hajdari
4. Grida Shqima
5. Albana Vokshi
6. Jorida Tabaku
7. Sali Berisha
8. Halim Kosova
9. Gent Strazimiri
10. Fatmir Mediu
11. Dashamir Shehi
Lëvizja Socialiste për Integrim (5 mandate)
1. Klajda Gjosha
2. Kejdi Mehmetaj
3. Floida Kërpaçi
4. Endrit Braimllari
5. Luan Rama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb