TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, të cilit i ka sekuestruar edhe një armë zjarri, automatik. Forcat e Komisariatit numër 6 kanë parandaluar një krim të rëndë brenda familjes, kjo pasi 36-vjeçari Klodjan Peza është konfliktuar me nënën e tij, por ndërhyja e policisë ka bërë që situata të mos përshkallëzohet.

Pas informacionit të marrë në rrugë operative, policia ka shkuar në banesën e Pezës, duke e arrestuar, ndërkohë që nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe një automatik me dy krehra.

Peza, rezulton me precedentë penalë, pasi është dënuar më parë për vjedhje. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: