TIRANE– Dy persona janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga blutë e kryeqytetit, pasi akuzohen për kontrabandë mallrash. Shtetasve Arben Kërrnaja dhe Besmir Ponari, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, u janë gjetur 1536 atlete sportive.

Dy shtetasit bënin kontrabandë mallrash me furgonin tip “Benz”, me targë AA 922 JK.

Ndalimi i tyre dhe sekuestrimi i mallit u bë tek “Ura e Paskuqanit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: