TIRANË – Një 25-vjeçar nga Lezha, Florian Matia, ka kërcënuar pasditen e sotme se do të hidhet nga pallati nëse nuk e lejojnë të flasë në emisionin “Opinion” të gazetarin Blendi Fevziu. Kërkesat e tij u bën publike falë kameras së “News 24”, që regjistroi momentet dramatike: të riun mbi taracën e një pallati 8-katësh përballë Ministrisë së Kulturës duke thirrur me megafon.

Ai kërkonte të shpaloste në media, hallet e tij, vuajtjet dhe papunësinë. “Dua rend, dua siguri”, thërriste ai nga tarraca. Këkesat e tij u mësuan më shumë pasi 25-vjeçari kishte dërguar një mesazh në numrin 128 ku ankohej se nuk e kishin lejuar të fliste në emision.

Atij iu propozua nga gazetari Edvin Parruca, që e ndiqte LIVE nga studio, të fliste në “News 24”, por i riu ngulte këmbë se “dua Fevziun”.

Në kë kushte, Parruca ka kontaktuar menjëherë me gazetarin Blendi Fevziu, i cili tha në linjë direkte: Po, le të vijë!

FEVZIU: PO LE TE VIJE SONTE NE EMISION, DO T’I JAP FJALEN 15 MINUTA

“Nuk e kam idenë se çfarë kërkon ky person, – tha Fevziu, – tani po e shikoj në “News 24”, por mund t’i jap 15 minuta e të flasë sot në emision, në 21:15. Me siguri duhet të ketë një hall të madh që e bën këtë gjë. Policia mund t’ia thotë se 15 minuta sot është i ftuar në emision dhe kaq gjë mund ta bëjmë,” tha Fevziu.

Më në fund, ai ka zbritur nga pallati, pas negociatave:”Dua 20 minuta të flas për imazhin e keq të shqiptarëve. Dua rend dhe siguri. Nuk kam problem me policinë dhe as me shtetin,”- deklaroi ai. Ai është shoqëruar në Komisariatin nr.4 të kryeqytetit për t’u marrë në pyetje.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb