TIRANE – Një video e cila mendohet të jetë filmuar këto ditë në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini” në Tiranë, tregon çfarë ndodh në një orë mësimi.
Një djalë “gangster” i një moshe jo më shumë se 10 vjeç, guxon të tallet me mësuesin duke u sjellë në mënyrë arrogante e të pasjellshme, madje edhe e godet.

Po ashtu në sfond të videos dëgjohen dhe zërat e shokëve të klasës, të cilët inkurarojnë nxënësit që të godasë mësuesin.

Nga ana tjetër mësuesi duhet falenderuar për durimin dhe profesionalizmin e tij në përballimin e situates. Videoja, e cila është publikuar nga “Jeta osh qejf’ është filmuar nga nxënësit e klasës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb