Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tiranë, plagosje me armë zjarri në “Kinostudio”, në kërkim 2 autorët

Image1

TIRANE – Një plagosje e lehtë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:20 në Kinostudio. Sipas policisë, dy persona ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah i riu E. D.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë
Më datë 20.03.2017, rreth orës 20:20, në zonën e njohur si Kinostudio, dy shtetas ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në krah shtetasin E. D., i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.