TIRANË- Komisariati numër 4 në Tiranë ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bëjnë me dije se 1 shtetas është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje, 7 për moskallëzim dhe 3 të tjerë për “Fshehje të të ardhurave” dhe punësim i paligjshëm.

Në datë 07.09.2015 gjatë paradites në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko” një shtetas dyshohet se ka qëlluar në ambientet e brendshme me armë zjarri. Nga ana e Policisë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Klodian Kulla, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu po për këtë ngjarje janë arrestuar për veprën penale “Moskallëzim Krimi” shtetasit:
– D. Qordja, 47 vjeç,
– B.Qordja, 21 vjeç,
– F. Qordja, 30 vjeç,
– Y. Qordja, 38 vjeç,
– S. Brahja, 33 vjeç,
– Shaban Piku, 21 vjeç,
– J. Duka, 19 vjeç

Nga kontrolli i ushtruar në këtë biznes se bashku me hetimin tatimor u konstatua se lokali nuk ishte i pajisur me kasë fiskale dhe kishte punonjës të pasiguruar. Si rezultat janë arrestuar shtetasit:
– B. Islamaj, 36 vjeç
– L. Ismailaj, 32 vjeç
– D. Ismailaj ,25 vjeç
Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i pa ligjshëm”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: